Vjen fitorja e pare e Agostinelit Skenderbeu mund 1-0 Karabakun

Vjen fitorja e parë e Agostinelit, Skënderbeu mund 1-0 Karabakun

Skënderbeu ka mbyllur me një fitore minimale 1-0 takimin e dytë të fazës përgatitore në Austri, duke mundur skuadrën kampione të Azerbajxhanit, Karabakun.

radas karabak

Trajneri Agostineli e nisi ndeshjen me formacionin 4-5-1, duke lënë në stol Xhejms, sinjal mëse i qartë se e cilëson për momentin nigerianin si një alternativë të Salihit.

Para Shehit rreshtoheshin Radas, Osmani, Lulaj dhe Abazi. Ndërkohë, në mesfushë ishin Lilaj e Orelesi pak më të tërhequr në qendër, me treshen ofensive Fukui-Latifi-Gavazaj që mbështetnin sulmuesin e vetëm, Hamdi Salihin.

Karabak, ku që nga minuta e parë u aktivizua Ansi Agolli, kontrolloi lojën në pjesën e parë duke pasur disa raste për shënim, por Shehi u tregua u vëmendshëm. Ndërkaq, në minutën e fundit të kësaj pjese, Skënderbeu gjeti golin e avantazhit më anë të Radas, i cili realizoi me një goditje dënimi nga jashtë zonës.

Në pjesën e dytë, dy skuadra bënë disa ndërrime dhe ritmi i lojës ra, ndërsa Skënderbeu e kishte më të thjeshtë të ruante këtë rezultat për të mbyllur me fitoren 1-0 miqësoren e radhës.

Korçarët humbën me shifrat 2-1 ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar te të mërkurën përballë ekipit kroat të Rijekës.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama