Gjuajtjet e penalltive mund të përdoren për herë të parë në fazën e grupeve gjatë këtij Europiani, për të përcaktuar se kush do të largohet dhe kush do të vazhdoje në fazën tjetër të turneut. UEFA ka konfirmuar për "Daily Mail" se kjo mënyrë do të përdoret kur dy skuadrat që do të luajnë kundra njëra-tjetrës, kanë pikë të barabarta, si dhe gola që kanë bërë dhe kanë pësuar janë të barabartë.
Megjithatë, kjo strategji do të përdoret vetëm nëse në grup nuk ka skuadër tjetër me rezultate të njëjta. Në Botërorin 1990 në Itali, FIFA hodhi short për nxjerrë fituesin midis Holandës dhe Irlandës së Veriut, pasi gjithçka mes tyre ishte e barabartë në grup.
Fitoi Irlanda, e cila u përball me Rumaninë për të siguruar kalimin, ndërsa Holanda kaloi fazën si vendi i tretë më i mirë. I njëjtin skenar në "Euro 2016" nuk do të çojë në hedhje të shortit, por skuadrat do të gjuajnë penallti menjëherë pas përfundimit të kohës së rregullt duke përcaktuar fituesin.