Vjen ne Shqiperi finalja e botes ne shah per femra!

Vjen ne Shqiperi finalja e botes ne shah per femra!
Federata Nderkombetare e Shahut (FDIE) pas vleresimit te ofertave per Kampionatin Boteror te Ndeshjeve te Shahut 2012 dhe rekomandimeve te Kampionatit Boteror dhe Komisionit te Olimpiadave, ka shpallur perfundimisht organizimin e ndeshjes ne Federaten Ruse te Shahut, ndeshje qe do te zhvillohet ne Maj te 2012 ne Skolkov,  Moske,  Rusi dhe do te luajne Kampioni i Botes, Vishwanthanan Anand nga India dhe kandidati tjeter, Boris Gelfand nga Izraeli. Çmimi per fituesin do te jete 2,550,000 dollare amerikane.

Po ashtu, FIDE njofton me kenaqesi qe Ndeshja finale e Kampionatit Boteror te Shahut per Femra qe do te zhvillohet mes kampiones se Botes, kinezes Hou Yifan, dhe sfidueses Humpy Koneru nga India, do te zhvillohet ne Tirane, Shqiperi, ne Nentor te 2011. Çmimin per fituesen do te jete 200,000 euro.
Per ndeshjen e pare, FDIE falenderoi Federaten Ruse te Shahut per oferten dhe se do te punojne se bashku per t’u siguruar se ndeshja do te zhvillohet me te njejtat kushte per te dy lojtaret.
Presidenti i FDIE tregoi vleresimin e tij per angazhimin e rendesishem qe udheheqja ruse ishte duke pregatitur per prezantimin e nje programi shkollor per shahun kombetar ne nivel rajonal dhe Federal, me investime te konsiderueshme qe duheshin bere per zhvillimin ne kete fushe kryesore .

Presidenti i FIDE, Kirsan Ilyumzhinov shprehu mirenjohjen e tij edhe per Federaten e Shahut ne Indi cila kishte punuar shume per tu futur ne kete oferte konkuruese me mbeshtetjen e Qeverise se Tamil Nadus. Dhe falenderimi i fundit, i shkon Shqiperise qe per here te pare ofron Kryeqytetin e vet per nje ndeshje finale.

Ne kuadrin e angazhimit te treguar nga AICF dhe vleresimin e FIDE drejt zhvillimit te shahut ne Indi, AICF do t’I jepet nje mundesi e pare prej tre muajsh pas ndeshjes ne Moske, per te bere nje propozim per organizimin e Ndeshjes se Kampionatit Boteror te Shahut 2013.

Shifra

200 000 euro do te jete çmimi per fituesen e Kampionatit Boteror.


Bio

Humpy Koneru

Mosha: 24 vjeç

Vendlindja: Gudivada, Andhra Pradesh, Indi

Pozicioni: Shahiste, Grandmaster.

Ne Janar 2010 sipas FIDE, u rendit e dyta ne bote. Me 2007 u be e dyta femer ne renditjen e pergjtihshme te historise se shahut. Me 2007 u shpall femra me e re qe ka marre titullin Grandmaster (mjeshtre e madhe) ndersa ishte vetem 15 vjeç, 1 muaj, 27 dite. Kete rekord e theu me vone Hou Yifan.


Bio

Hou Yifan

Mosha: 17 vjeç

Vendlindja: Hsinghua, Taizhou, Jiangsu, Kine

Pozicioni: Shahiste, Grandmaster.

Hou Yifan eshte nje gjeni e rralle e shahut kinez. eshet me e reja qe ka fituar çmimin kampione Bote ndonjehere, dhe me e reja femer qe ka marre titullin Grandmaster. 12 vjeç, ishte vajza me e vogel qe ka marre pjese ne nje kampionat boteror shahu. Me 2010, fitoi titullin kampion, me e reja nga femrat e meshkujt ne historine e shahut. eshet numri nje ne bote per femrat sipas renditjes FIDE.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama