Duka dhe Dukesha e Kembrixhit tashmë janë prindër krenarë të një djali të shëndetshëm ndërsa e gjithë Britania e Madhe po feston ardhjen në jetë të mbretit të ardhshëm. Djali i Princit Uilliam dhe Kajt Midëllton erdhi në jetë në orën 16:24 me orën lokale dhe peshon 3.8 kg. Ai do të jetë i treti në radhë për të marrë kurorën mbretërore. Dukesha e Krembrixhit dhe i sapoardhuri në jetë janë në gjendje të mirë, tha një zëdhënës i pallatit mbretëror. Djali do të marrë titullin Princi i Kembrixhit.