Vjen nga Shqiperia shumica e femijeve te trafikuar per abuzim seksual ne Britani

Vjen nga Shqiperia shumica e femijeve te trafikuar per abuzim seksual ne Britani

Një raporti i Agjencisë Kombëtare të Krimit, i cituar nga e gazeta e përditshme “The Indipendent” thotë se “Shqipëria ishte vendi më i zakonshëm i origjinës së viktimave” dhe se mandej renditen “Nigeria, Vietnami dhe Rumania”

Raporti i një agjencie britanike kundër krimit theksonm se numrin më të madh të fëmijëve të trafikuar me qëllim abuzimin seksual e përbëjnë ata (fëmijët) nga Shqipëria në Britaninë e Madhe.
Në raportin e vitit 2013 thuhet se më tepër se 140 fëmijë janë zbuluar se janë dërguar Britaninë e Madhe nga Shqipëria për këtë trafik.


Raporti i përket Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe është cituar nga e gazeta e përditshme “The Indipendent”.


Në të dhënat e publikuara raporti, sipas gazetës, thotë se “Shqipëria ishte vendi më i zakonshëm i origjinës së viktimave” dhe se mandej renditen “Nigeria, Vietnami dhe Rumania”.


Agjencia Kombëtare të Krimit ka raportuar se janë nga 112 vende të 1746 viktimat e trafikut të qenieve njerëzore vetëm për vitin e kaluar 2013.


Po sipas të dhënave të kësaj agjencie, në thuajse 50 për qind të rasteve personat kanë shpëtuar të përfundojnë nën tutelën e trafikimit.


88 persona të trafikuar me rrugë detare janë gjetur të kenë pasur origjine Shqipërinë dhe 56 si persona me vendlindje Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.


Sekretarja e Brendshme, Tereza Mej (Theresa May) thotë se forcimi i ligjit është i domosdoshëm për ta zjidhur këtë çështje përpara se britanikët t’i drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e përgjithshme të muajit maj 2015.


Kurse, drejtori i Qendrës për Trafikun Njerëzor, Lajam Vernon (Liam Vernon) e përkufizoi fenomenin si “krim” që në pikëpamjen e tij “prek disa nga njerëzit më të pafuqishëm të shoqërisë” dhe me keqardhjen e shprehur se “disa nga viktimat do të mbeten të pazbuluara”.


Krahasuar me vitin 2012, shifrat, sipas raporit të agjencisë, shënojnë 47 për qind rritje.


Të ndarë me gjini, 64 për qind femra dhe 36 meshkuj, ndërsa nën moshën 18-vjeçare raportohen të jenë 26 për qind e personave të trafikuar.


Më shumë se 50 për qind e femrave të trafikuara ishin përfshirë në rrjete prostitucioni pasi ishin rrëmbyer dhe një shifër e vogël për drejti e të tjuera siç theksohen punonjësve shtëpiake apo të tjera.


Kurse, 2/3 e meshkujve të trafikuar punojnë në të zezë dhe pa pagesë. Shifrat tregojnë gjithashtu se 90 meshkuj të rinj dhe thuajse 20 të rritur punonin në “industrinë e seksit”.
Drejtori Vernon shtoi më pas se “Agjencia Kombëtare të Krimit është e përkushtuar dhe e angazhuar që të ndalojë tregtinë kriminale me qeniet njerëzore”.
Ministri i Brendshëm, Karen Bredli (Karen Bradley) e quajti këtë veprimtari si “shfaqje tregojnë në mënyrë jo të zakonshme shkallën e plotë të skllavërisë moderne, aspak njerëzore, për ata që vuajnë mbrapa çdo statistike”.


Andaj, zoti Bredli theksoi se autoritetet britanike janë duke ndërmarë operacione në shumë drejtime për të ndalur fenomenin, duke përfshirë edhe fushata ndërgjegjësimi të shoqërisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama