Sipas projektuesve kjo është një biçikletë për të gjithë, pavarësisht se çmimi mund të frenojë të apasionuarit dhe entuziaztët për të patur një të tillë. Në treg, fillimisht do të ketë një numër të kufizuar, vetëm 667 të tilla. Biçikleta është konceptuar nga Manu Ostner, kreu gjerman Bikes-PG, dy rrotat e saj të një teknologjie të lartë janë projektuar nga Christian Zanzotto, të cilat janë realizuar nga përbërje titani, fibra karboni, magnez dhe lidhje alumini.
Ajo peshon 19,8 kilogramë (një biçikletë e zakonshme peshon mesatarisht 14 kg). Projekti u zbatua nga studio UBC Engineering, e cila prej dy dekadash furnizon me fibra karboni makinat e Formula 1. Biçikleta ka një motor hybrid 1,2 kW I cili çliron një energji prej 1,6 kuaj fuqi, mundësuar nga një grup baterish litiumi