Pavarësisht krizës së borxhit, Evropa zë 15 nga 25 vendet me standard më të lartë në botë në këtë studim. Dy shtetet, Gjermania dhe Zvicra, kanë nga 3 qytete në top 10-shin. Në rangun më të ulët të qyteteve në Evropën Perëndimore është Athina, e kapluar nga kriza e thellë ekonomike "Në përgjithësi, qytetet evropiane vazhdojnë të kenë cilësi të lartë jetese, si rezultat i një kombinimi të stabilitetit në rritje: rritja e standardeve të jetesës dhe infrastrukturat e përparuara të qyteteve", ka thënë Slagin Parakatil, hulumtues i në Mercer.
Qytetet kanadeze dominojnë në renditjen në rajonin Amerikan. Numrin pesë e mban Vankuver, mbajtës i vendit më të lartë, si dhe Honolulu në 28, me qendrat urbane më të këndshme në SHBA. Aukland i Zelandës së Re, në numrin tre është ende në majë në listën e rajonit të Paqësorit Aziatik, ndërsa në Dubai merr 73 notat më të mira në Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Por, Lindja e Mesme është rajoni që ka 15 qytetet në pjesën 20 vendeve të poshtme, përfshirë Lagos - Nigeri, Bamako - Mali, Khartum - Sudan dhe N'Djamena - Çad. Bagdadi, kryeqyteti i Irakut, u rendit në vendin më të ulët në botë.
Lista e 10 vendeve me cilësinë më të lartë të jetesës:
1. Vjena - Austri
2. Cyrih - Zvicër
3. Aukland - Zelandë e Re
4. Munih- Gjermani
5. Vankuver- Kanada
6. Dueseldorf - Gjermani
7. Frankfurt - Gjermani
8. Gjenevë - Zvicër
9. Kopenhagen - Danimarkë
10. Bernë - Zvicër
Lista e 10 vendeve me cilësi më të ulët të jetesës:
1. Kinshasa – Repubulka Demokratike e Kongos
2. Nouakçot - Mauritania
3. Tbilisi - Gjeorgji
4. Brazavill - Kongo
5. Sana'a - Jemen
6. Kartoum - Sudan
7. N'djamena - Çad
8. Port-au-princ - Haiti
9. Bangui - Rebublika Qendrore e Afrikës
10. Bagdad – Irak