Vladimir Gjuta rrahu policin vetem per nje gjobe por ishte lene i lire nga gjykata

Vladimir Gjuta rrahu policin vetem per nje gjobe, por ishte lene i lire nga gjykata

Prokuroria ka kërkuar dënimin me 3 vjet burg për Vladimir Gjutën, pasi akuzohet se ka rrahur një punonjës policie që i kishte vendosur një gjobë për parkim të gabuar.

Edhe pse kishte rrahur punonjësin e policisë, ai ishte lënë në “arrest shtëpie” nga gjykata.

Ai u arrestua më pas pas akuzohet se ka vendosur eksploziv në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm.

Prokuroria ndërkohë, ka shpjeguar gjatë dhënies së pretencës, rrahjen e punonjësit të policisë nga ana e Gjutës dhe shokëve të tij, që nuk janë identifikuar ende.

“Konkretisht, punonjësi i policisë ka qenë i planifikuar me shërbim në rrugën ‘Dervish Hima’ prej orës 06:30. Rreth orës 12:00 është afruar te vendi i quajtur rruga “Dervish Hima”, përballë vila “Gjuta” dhe ka filluar që të plotësojë një procesverbal për kundravajtje të mjetit me targa AA xxx JZ, që i përket shtetasit Vladimir Gjuta.

Në këtë moment, sipas kallëzimit të punonjësit të policisë, nga kazinoja përballë kanë dalë dy persona dhe kanë filluar ta ofendojnë me fjalë fyese dhe kërcënuese.

Në këtë kohë punonjësi i policisë ka njoftuar sallën operative për t’i dërguar përforcime me shërbime të tjera policie.

Pas rreth pesë minutash, nga lokali kanë dalë përsëri dy personat e mëparshëm dhe një i tretë dhe kanë vazhduar që ta fyejnë dhe shajnë.

Punonjësi i policisë A.V u ka kërkuar që të mos largoheshin, pasi kishte njoftuar punonjës të tjerë të policisë, mirëpo në këtë moment njëri prej tre personave e ka goditur me grusht duke e rrëzuar për tokë dhe më pas kanë filluar ta godasin dhe dy personat e tjerë.

Gjatë kohës që këta persona po e godisnin, aty ka shkuar patrulla e policisë, nga ku është bërë e mundur ndërprerja e goditjeve dhe dy nga personat janë larguar me vrap.

Gjatë kohës së incidentit ka pasur edhe persona të tjerë që kanë parë ngjarjen, por nuk janë identifikuar.

Në lidhje me ngjarjen janë kryer shoqërime të personave që dyshohen për këtë vepër penale, ku dhe iu janë marrë deklarime shtetasve Vladimir Gjuta”, thuhet në pretencën e prokurorisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama