Vlahutin Ngjarja ne France tronditese

Romana-Vlahutin-konf.shtypi-2.-300x200TIRANE, 14 Nëntor/ATSH/- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin, shprehu sot ngushëllimet për popullin francez. Kryediplomatja e BE-së, mori pjesë në panairin e librit që ka hapur dyert këtë javë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku tha se librat janë pjesë thelbësore e asaj që na bën të qytetëruar.

"Ngushëllimet tona për popullin francez dhe Republikën Franceze. Në fakt ne kemi diskutuar sot nëse të merrnim apo jo pjesë në aktivitete publike për të respektuar viktimat e asaj ngjarje. Vendosa të mos e pezulloja pjesëmarrjen time në këtë aktivitet për të dhënë një mesazh të rëndësishëm: Librat janë në fakt një pjesë thelbësore e asaj që na bënë ne të qytetëruar dhe duke festuar për librat dhe leximet, festojmë për lirinë", tha Vlahutin.

Duke folur për librin, Vlahutin vlerësoi pjesemarrjen e qytetarëve e kryesisht fëmijëve në panairin e librit. "Njerëzit duke lexuar libra, festojnë lirinë dhe ky është një mesazh i rëndësishëm që duhet t'i përcojmë fëmijëve tanë, sepse sot nuk është e lehtë t'i bësh fëmijët të lexojnë libra", deklaroi Vlahutin./a.gjonaj/ /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama