Vlahutin Shqiperia ka bere progres te qendrueshem

TIRANË, 10 Nëntor /ATSH- I. Vata/ - Ambasadorja e BE-së neTiranë, Romana Vlahutin, deklaroi sot se Shqipëria ka bërë një progres të qëndrueshem dhe ka realizuar me sukses një sërë reformash.

Ambasadorja e BE-së ne Tiranë, Romana Vlahutin, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama për raportin për Shqipërinë, u shpreh se "Do ta përmblidhja raportin me një frazë, unë do të thoja së është diçka që tashmë e keni dëgjuar nga komisioneri Hahn se është një progres shumë i qëndrueshëm që ka bërë Shqipëria në prioritetet kyçe. Nuk ka patur pauz, nuk ka patur kthim prapa në përpjekjen dhe axhenden e Shqipërisë për BE dhe ju përgëzoj për këtë. Janë bërë një sërë reformash, të cilat janë ende duke vazhduar dhe ky është një proces shumë impenjativ dhe gjithëpërfshirës dhe ne kemi ende disa sfida serioze përpara. Përsa i përket klimës pozitive, do të përmend disa prej tyre, siç është përparimi në administratën publike, miratimi i ndarjes së re të reformës administrative territoriale, strategjia e decentralizimit, miratimi i kuadrit strategjik në luftën kundër korrupsionit, bashkëpunimi ndërkombëtar për luftën kundër drogës, reforma për menaxhimin financiar publik, rregullimi i tregut të energjisë, veprimet e ndërmara kundër informalitetit etj".

Vlahutin theksoi se" Raporti njeh qartë përparimin e rëndësishëm që ka bërë Shqipëria në aspektin rajonal për arsimin, transportin dhe infrastrukturën e energjinë, po ashtu, progres është parë dhe në përmiresimin e stabilitetit makro-ekonomik dhe rritjes ekonomike dhe inflacioni ka mbetur i ulët. Dua të theksoj faktin se ne vlerësojmë shumë mbështetjen e qëndrueshme të Shqipërisë përsa i përket politikës së jashtme ne përafrimin me BE, ne e shohim Shqiprinë si partner të fortë për ne dhe ky raport tregon fare qartë se gjeja më e rëndësishme është reforma në gjyqësor".

Po ashtu, Vlahutin u shpreh se "Nëse shihet më kujdes raporti, në shumicën e rasteve ka të bëjë me ato që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, me funksionimin e ligjit dhe forcimin e gjyqësorit. Prioritetet përsa i përket të ardhmes është miratimi i sukseshsëm i të gjithë paketës së reformës në gjyqësor dhe kjo do të jetë një pikë kyce për celjen e negociatave në të ardhmen. Natyrisht duke patur dhe një ecuri të qëndrueshme. Së dyti, është zbatimi i plotë i legjislacionit të shërbimit civil dhe natyrish dhe menaxhimi i fuqizuar i financave publike. Së treti, një qasje më sistematike për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sidomos per ato që kanë të bejnë me dhunën në familje, me sistemin penal me dhunën ndaj fëmiejve të komunitetit rom dhe me rendësi të vecantë është edhe rregullimi i të drejtave të pronësisë". /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama