Vlera reale e iPhone 4S vetem 140 euro

Vlera reale e 'iPhone 4S', vetem 140 euro
I dalë në treg në muajin tetor, shitjet e “iPhone 4S” (i njohur gjerësisht si iPhone 5), kanë thyer çdo rekord, edhe pse çmimet janë larg të qënit të lira. Në varësi të opsioneve, një “iPhone” i ri nuk gjendet në treg për më pak se 600 euro pa kontratë, por mund të tejkalojë edhe 1 000 eurot. Një biznes i jashtëzakonshëm për “Apple”, e cila shet celularin e ri për më shumë se katërfish. Duke iu referuar një artikulli informues të disa ekspertëve të teknologjisë, vlera reale e aparatit është prej vetëm 140 eurosh, edhe kjo në rastin më të shtrenjtë. Kështu, ekrani me prekje dhe sensorët e tij, në të vërtetë vlejnë vetëm 30 euro, ndërsa bateria, më pak se gjashtë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama