Lëvorja me qime e kivit nuk është ushqimi më i shijshëm të cilin do ta kishit dëshiruar, por as ajo nuk duhet hedhur. Sepse tri herë më shumë antioksidantë se sa brendësia dhe vepron si një mjet i fuqishëm kundër alergjive, infeksioneve, por edhe tumoreve. Lëvorja e kivit është ilaç kundër baktereve siç janë stafilokoku dhe E.coli. Shfrytëzojeni bananen që ta maskoni shijen dhe të gjitha së bashku përziejini në shtrydhëse dhe pini.
Forma e saj e lëngshme gati për tu pirë dhe shija shumë e mirë e kivit është praktike dhe përshtatet për të gjithë. Ilaçi bimor i përbërë nga kivi ka një përmbajtje të lartë të fibrave vegjetale në çdo bustinë. Cotifibra është 100 për qind me origjinë natyrale. Këshillohet një bustinë në mëngjes, për cikle të paktën 12 ditore. Produkti mund të konsumohet në formën që është, i përzierë në lëngje frutash ose kos. Për trajtimin e kolesterolit dhe trigliceridit, në parandalimin e osteoporozit favorizon thithjen e kalciumit dhe magnezit si dhe tretjen.
Për qëllime mjekësore përdoren lëvozhga dhe lëngu i frutit të limonit, farat, gjethet dhe lulet e limonit. Vetitë mjekësore të limonit kushtëzohen nga prania në të e një sasie të madhe vitaminash, kryesisht të vitaminave C dhe P. Frutat e limonit kanë efekt shërues të theksuar. Ato përdoren kundër sëmundjeve që shoqërohen me ethe, janë freskuese dhe ulin temperaturën. Limoni ka veti tretëse në stomak, është freskues, i këndshëm dhe nxit oreksin.
Lëngu i limonit përdoret në trajtë limonade, i shtuar në çaj ose në gjellë. Përdoret kundër barkut dhe diarresë, më pak ose pa sheqer. Rezultate të mira, ka dhënë lëngu i limonit gjatë përdorimit kundër acarimeve të mukozës së gojës dhe të grykës, duke bërë larjen dezinfektuese në formë gargarash. Ka gjetur përdorim të gjerë kundër acarimit ose qelbëzimit të bajameve dhe shërimin e sëmundjeve të mëlçisë. Lëngun e limonit nuk duhet ta përdorin ata që kanë stomak delikat e të ndjeshëm, pasi shton aciditetin dhe dëmton stomakun.
Limoni dhe limoni i athët përmbajnë acid limoni (ac.citrik), kështu që ju mund t’i përdorni ato si një mjet të shkëlqyeshëm për lustrim të mesingut, bakrit… Shtrydhni pak lëng në sodën e bikarbonit që të fitoni një efekt edhe më të mirë, ose lërini disa copëza të lëvores në shishe të ujit për të krijuar një freskues aromatik në shtëpi. Po t’i shtoni vajit të ullirit lëvoren e limonit do t’i jepni një aromë interesante, por edhe do të gjallëroni vajin që ka ndenjur gjatë. Për të mënjanuar erërat e palakmueshme nga furra mikrovalore, vendosni lëvoret e limonit dhe të mbeturat nga lëngu i limonit në të, (p.sh. pasi keni bërë tortë) në enë të pambuluar dhe zieni disa minuta.
Përgatiti: Albina Hoxha