Pas firmës me Olsi Gocajn, skuadra e Vllaznisë ka marrë një lajm shumë të mirë, pasi ka arritur të rinovojë për një tjetër vit me një futbollist shumë cilësor.
Sot, në ambientet e klubit kuqeblu është shfaqur mbrojtësi malazez Stefan Cicmil, i shoqëruar nga menaxheri i tij. Në prani të administratorit të Vllaznisë, Astrit Gjyrezi, Cicmil ka hedhur firmën në kontratën e re që e lidh me kuqeblutë edhe për sezonin 2016-2017.
Kësisoj, Vllaznia ka siguruar një firmë të rëndësishme nga një futbollist i cili kërkohej edhe nga klube të tjera në Shqipëri.
Ndërkaq, klubi shkodran ka vendosur që fazën përgatitore për sezonin e ri ta nisë më datë 1 korrik.