Vllaznia gati te nisin skarcimet

Vllaznia, gati të nisin skarcimet

Pasi kanë siguruar mbijetesën 90 minu ta para mbylljes së krejt kampionatit, në Shkodër menjëherë kanë filluar të mendojnë për sezonin e ri.

13000269_10154099762149723_3085693119593229333_nPlani është i qartë: do të ndërtohet një ekip dinjitoz, që kurrsesi nuk duhet ta diskutojë më rënien. Të paktën kjo ka qenë edhe kërkesa e vetme e Armando Cungut, i cili publikisht ka pranuar se rinovimi i tij do të vijë vetëm nëse do të ketë pretendime më madhore.

Drejtuesit duket se janë gati që t'ia plotësojnë këtë kusht trajnerit, ndonëse ky i fundit, pas ndeshjes me Tiranën, deklaroi se janë disi vonë. Me "blindimin" e pankinës nuk do të mungojnë "skarcimet" apo rishikimet e kontratave.

I pari që mund të marrë "valixhet" është Andrija Dragojeviç. Prej tri ndeshjesh, ka humbur vendin e titullarit, por njëherësh edhe besimin e stafit teknik.

Kjo pritet që të sjellë divorcin mes klubit dhe malazezit. Edhe pse e nisi mirë me Vllazninë duke qenë në krye të katërkëndorit për javë të tëra, ai nuk do të jetë në planet e Cungut për sezonin e ri. Me sa duket, largimet e para do të nisin pikërisht nga porta.

Paraqitjet e tij kanë lënë shumë për të dëshiruar dhe, për më tepër, portieri asnjëherë nuk ka arritur që ta kënaqë tifozërinë shkodrane. Pezull është edhe 20-vjeçari Ronaldo Rudoviç. Kontrata e malazezit pritet që të rishikohet.

Ai është aktivizuar shumë pak këtë sezon, por drejtuesit janë shprehur me nota pozitive për paraqitjet e këtij lojtari. Gjithsesi, fjala e fundit do të jepet nga Cungu.

Një tjetër futbollist me përvojë që ka pozitat e lëkundura është Jetmir Sefa. Mesfushori tiranas nuk ka gjetur fort hapësira, madje edhe në kryeqytet Cungu e futi vetëm në minutën e 80-të.

Megjithatë, e sigurt është që me mbylljen e këtij sezoni ai do të ulet për të folur me drejtuesit, ashtu si dhe Polizoi Arbri. Ky i fundit, ndonëse e mbylli sezonin i dëmtuar, është në listën e futbollistëve që pritet të qëndrojnë. Në listën e dilemave është edhe mbrojtësi me eksperiencë,

Endri Vrapi, dhe malazezi Stefan Cicmil. Megjithatë, referuar asaj që tha vetë Cungu në konferencën për mediat pas ndeshjes, largimet do të bëhen duke u bazuar edhe tek afrimet. Pra, nëse do të ketë prurje më cilësore, atëherë shumë prej atyre që janë pjesë e organikës do t'i japin "lamtumirën" klubit.

ADMIR URUÇI


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama