Këtij të fundit i është vënë një gjobë, shuma e të cilës nuk bëhet e ditur, por ndoshta ajo mund të jetë sa shpërblimi që do t’i takonte çdo lojtari pas kualifikimit që morën ndaj ekipit të Birkirkarasë. Për sa i përket sulmuesit, shkak me sa mësohet, është mosbashkpunimi sipas Fushjat si duhet i repartit të sulmit dhe shpërdorimi i tepër i rasteve sidomos në fundin e takimit.
Një bashkëpunim që sipas drejtuesve po të ishte më i mirë mund të mos kishte bërë që ekipi të ishte i rrezikuar deri në fundin e takimit. Nisur nga kjo drejtuesit i kanë tërhequr vëmendjen edhe dyshes tjetër të sulmit Sukajt e Vajushit. Pavarësisht se të dy kanë djersitur shumë në këtë përballje dhe madje për Vajushin duhet thënë se ka qenë njeriu i këtij takimi, përsëri drejtuesit kanë kërkuar më shumë nga ky repart dhe më shumë forcë konkluduese. Përveç vijës së sulmit, duket se kritikave dhe vërejtjeve nuk i kanë shpëtuar as dyshja e mesfushorëve Nallbani dhe Gocaj.
Të dy në takimin e dytë janë zëvendësuar prej teknikut Josa. Loja e tyre sipas drejtuesve nuk është quajtur aspak bindëse për të mos thënë se është kritikuar tepër. Vetë Fushaj mësohet se i ka kërkuar hesap lojtarëve për shkaqet që kanë quar në këtë paraqitje dhe kërkon në përballje me Tunin që të reflektojnë pozitivisht, kur siç dihet Nallbani ka një kontratë me ekipin shkodranë vetëm për takimet e Ligës së Europës.