Ekipet e Superligës kanë filluar prej kohësh lëvizjet në merkato dhe Vllaznia nuk mbetet pas në këtë drejtim.
Shkodranët kanë marrë së fundmi edhe sulmuesin e Bylisit, Brunild Pepan. Lajmin e ka konfirmuar sot në mesditë klubi i Vllaznisë.
"Sulmuesi 26 vjeçar Brunild Pepa ka hedhur firme ne kontrate dhe tashme ai per dy sezonet e ardhshme do te jete pjese e skuadres kuqeblu",-njofton klubi.
Pas një sezoni jo shumë të suksesshëm në Superligë me vendin e 6 në klasifikimin e përgjithshëm, drejtuesit e Vllazinisë kanë premtuar për rezultate më pozitive në sezonin e ardhshëm.