Vllaznia është përqen druar e gjitha te çësh tja e hapur rishtas nga "Gea Sport". Kompania zvicerane, me Roberto Navan në krye, ka hapur një proces gjyqësor ndaj klubit në Gjykatën e Arbitrazhit në Tiranë, ku pretendon 300 mijë euro. Administratori Astrit Gjyrezi pranon se kjo çështje ekziston, megjithatë jo me ato shifra. Gjatë një deklarate të dhënë për mediat, ai sqaron se klubi po përgatit dosjen e mbrojtjes dhe shpresat për ta fituar janë të mëdha.
"Kjo çështje ekziston në fakt, por nuk janë ato shifra që përmenden. Gjithsesi, klubi ynë dhe bashkia kanë mbajtur qëndrimin e vet. Kemi filluar edhe ne kundërshtimin për kërkesën e tyre, që është absurde, duke bërë hapin e parë, marrjen e një studioje ligjore, e cila do ta ndjekë këtë proces. Kompania në fjalë nuk ka bërë asnjë investim në klubin Vllaznia, megjithatë do t'ua lëmë etapave të mëtejshme të gjyqit këtë problem. Po bëjmë gati mbrojtjen, por nuk mund t'i bëjmë faktet publike për efekt të gjyqit.
Çdo dokumentacion, si lidhja e kontratës apo detyrimet të cilat nuk janë zbatuar nga pala zvicerane, do të bëhen publike në një tjetër moment. Ne jemi duke punuar për mbledhjen e dokumentacionit të cilat do të përdoren për të mbrojtur interesat tona dhe jemi duke u përgatitur. Që prej kohës që unë e kam marrë këtë detyrë, kontratat që janë zgjidhur kanë qenë me mirëkuptim, ndaj jap garancinë maksimale se klubi nuk do të ketë penalitete për këtë periudhë. Për të shkuarën nuk mund të prononcohem, sepse s'i kam ndjekur", tha administratori.
Cungu
Trajneri Armando Cungu e konsideron të shëmtuar çështjen e hapur nga kompania zvicerane, të cilën e cilë- son "fantazmë".
"Nuk është pozitive për Vllazninë kjo çështje. S'më takon mua që të flas për këtë histori. Megjithatë, duke qenë në këtë pozicion, do ta bëj një koment. Keqmenaxhimin e së shkuarës mund ta vuajmë në këtë vit dhe nuk është pak që të hiqen 300 mijë euro, nëse ndodh që të fitohet gjyqi nga kjo kompani fantazmë. Këtu te ne kështu funksionojnë gjërat. Një kompani fantazmë jo vetëm që nuk jep gjë, por kërkon që të marrë. Dhe askush nuk jep llogari për atë kontratë që u nënshkrua. Megjithatë, unë besoj te fitimi i këtij procesi.
Një kompani që nuk ka hedhur asnjë qindarkë, nuk mund të dalë e fituar. Këtë tregon që të bënte te Teuta, Elbasani apo Luftëtari, por ata ua mbyllën dyert përpara kohe. Për çudi në Shkodër i gjetën dyert hapur, për këtë bravo i qoftë kësaj kompanie", u shpreh Cungu për këtë rast.