Vllaznia piket kusht per te shlyer gjobat

Vllaznia, pikët kusht për të shlyer gjobat

Një rezultat pozitiv me Partizanin do të bëjë që të ketë një rishikim të gjobave për ekipin shkodran. Një gjë të tillë e ka deklaruar dje edhe trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu.

Trajneri i Vllaznise, Armando Cungu, gjate ndeshjes se futbollit, Vllaznia-Teuta e Durresit, 0-2, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne fushen sportive "Reshit Rusi" ne Shkoder./r/n/r/nVllaznia's coach Armando Cungu during the Albanian Super League football match Vllaznia vs Teuta of Durres, 0-2 at the "Reshit Rusi" stadium in Shkoder.

Ka qenë pikërisht ai që kërkoi ndëshkimin për ekipin pas ndeshjes me Teutën, por sipas trajnerit ka vend për rishikimin e masës. Sipas Cungut, rishikimi i gjobave varet së pari nga paraqitja e sotme e kuqebluve ndaj Partizanit, por edhe realizimi i objektivit sezonal, qëndrimi në Superiore.

"Lojtarët e kanë vetë në dorë për ta kthyer situatën në favorin e tyre. Ata duhet të marrin një rezultat pozitiv që këtë javë, si dhe të reflektojnë, në mënyrë që të eliminojnë gjobat e vëna. Nëse lojtarët do të tregohen seriozë, ashtu siç edhe jam treguar unë në punën time, atëherë situata pozitive në klub do të kthehet menjëherë. Pra futbollistët e kanë vetë në dorë që të shlyejnë gjobën që morën së fundmi", u shpreh dje fillimisht për mediat trajneri Cungu.

Gjendja

Situata pas humbjes me Teutën duket e përmirësuar ndjeshëm në kampin shkodran. Trajneri Cungu ka vlerësuar së tepërmi reflektimin që skuadra ka shprehur gjatë seancave stërvitore.

"Mund të them se skuadra ka reflektuar shumë mirë pas kritikave të mia, gjë e cila është parë në seancat stërvitore. Kjo më bën që të kem besim për takimin me Partizanin. Është njëlloj si të përgatitesh mirë para një provimi dhe, nëse e bën një gjë të tillë, ke shpresë e besim për të marrë një rezultat pozitiv. Prandaj, edhe unë besoj te një rezultat pozitiv në Tiranë", vijoi tekniku shkodran. Rikuperimet - Vllaznia do të ketë 6 mungesa për takimin ndaj Partizanit.

Përveç Arbrit e Gurishtës të konfirmuar prej javësh, në këtë përballje nuk do të jenë të gatshëm as Cicmil, Bardulla e Krymi të ndëshkuar me kartonë. Gjithashtu, në dyshim është edhe Jetmir Sefa, i cili është pranë rikuperimit të dëmtimit. "Dihet problemet që kemi për këtë takim, por mund të them se Vrapi e Çinari do të jenë pjesë e formacionit dhe në fushë pritet të luajnë lojtarët më të mirë të mundshëm", përfundoi trajneri Cungu.

Përgatiti: Admir Uruçi


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama