Vlora cel sezonin me 1 Maj
- Botuar: 12 vite më parë
- Shkruar nga:
Ndonëse ende nuk është çelur zyrtarisht sezoni turistik, dje Vlora kishte dyndje të plazhistëve si në një ditë normale korriku. Duke lënë mënjanë xhirot tradicionale të festës së 1 majit, dje vlonjatët si dhe mjaft të ardhur nga qytete të ndryshme e nga Kosova, shijuan rërën, por edhe detin.
Temperaturat gati në 35 gradë kanë favorizuar një ditë normale plazhi, e për rrjedhojë edhe pronarët e lokaleve e të restoranteve kishin xhiro të kënaqshme në këtë fillim sezoni. Jo vetëm në Vlorë, por edhe në Radhimë, Orikum e Dhërmi është shnuar një numër mjaft i madh pushuesish ditorë, të cilët këtë 1 maj e festuan ndryshe nga herët e tjera. Ndërkaq, bashkia ka marrë masa për pastrimin e plazheve disa ditë më parë, pasi dita-ditës numri i plazhistëve ka ardhur në shtim.