Vlora pa harte te germimeve arkeologjike 2011

Vlora pa harte te germimeve arkeologjike 2011
Nga mbledhja e 18-të e Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, ku janë miratuar projektet shkencore të gërmimit për t’u realizuar nga Instituti Arkeologjik për vitin 2011.”Gjeografia” e shpërndarje së gërmimeve është pothuajse  në shumicën dërmuese të siteve arkeologjike. Mirëpo listës të gjithë gërmimeve i mungonte  Vlora.
Ky rreth me 5 qytete antike si Amantia, Olympia, Cerja,Orikum, Triporti dhe mbi 80 monumente kulture nuk ishte i përfshirë në listën  e gërmimeve.  Është neglizhencë apo një harresë e madhe ?

Përse ekspeditat arkeologjike, që pas viteve ‘70 kanë heshtur , ndërsa kanë ngrirë kazmat e arkeologëve  në rrethin e  Vlorës. Përse sitet arkeologjike të këtij rrethi trajtohen si të njerkës?

Disa informata mbi ekspedita arkeologjike

Viti 2008 ka qenë viti më i bujshëm për ekspeditat arkeologjike në rrethin e Vlorës. 3 ekspedita arkeologjikë “mësyn’ këtë rreth në tre pika .Ekspedita më  e plotë u përkiste zviceranëve. Universiteti i Gjenevës angazhoi për 3 vjet rresht pedagogë dhe studentë në një projekt studim dhe gërmim në parkun arkeologjik Orikum. Kjo ekspeditë  realizoi një projekt i cili do të përvijonte me një studim akoma më të plotë mbi të ardhmen e Orikut. Faza e parë i tij u zhvillua në Shqipëri ,ambasada zvicerane ,ndërkaq që faza e dytë do të  drejtohet në shtetin zviceranë në Universitetin e Gjenevës ku do të hapet edhe një  ekspeditë. Edhe Amantia u përfshi në një server përgatitje për gërmim nga dy arkeologë amerikanë. Ndërsa në bregdetin shqiptar Dr Adrian Anastasi  punoi me hartën ujore arkeologjike të gjiut të Vlorës. Edhe në vitin 2009 projekti eci me dy grupe  kërkimi në site dh në bregdetin shqiptar. Nga kjo përvojë  kyçi ishte bashkëpunimi për të thithur sa më shumë projekte gërmimi.

Të dhënat flasin se ekspeditat arkeologjike  të viteve ‘50-’70 gërmuan në sitet arkeologjike të rrethit të Vlorës duke nxjerre në pah qytetet kryesore  të periudhës së antikitetit. Kështu u zbuluan Amantia Oriku, Olympia, Cerja,Treporti dhe mjaftë monumente të tjera .Pas viteve 80 ,gërmimet siç rezultojnë të dhënat kanë qenë më të pakta. Pas viteve ’90 u shuan fare ekspeditat arkeologjike. Ndriçimi, që u hapi udhë gërmimeve arkeologjike ishte ngritja  e parqeve arkeologjike  të cilat sollën edhe si rezultate afrimin e ekspeditave arkeologjike në rrethin e Vlorës. Mirëpo edhe kjo rreze dritësimi zgjati fare pak. Viti 2011 rezultoi me qasnjë ekspioedtë arkeologjike ndër sitet kryesore që ka rrethi i Vlorës.

Ka qytete antike apo qëndra të fortifikuar si Olympia,Cerja,Treporti që këkrojnë gërmime .Amantia pret kazmat  e para  pas  një periudhe 50 vjecare heshtje. Serveri i plotë i mbështetur nga Instituti arkeologjik dhe  më konkretisht nga Drejtoria Shpresa Gjongecaj dhe Diana Ndrenika nga fondacioni Pacard ,kërkojnë sot gërmime. Në shumicën  e këtyre siteve ka një potencial të mjaftueshëm arkeologjik që do të sillte edhe befasime. Disa nga pikat më të mundshme në qytetin ilir të Amantias janë :akropoli që është i pa gërmuar. Qafa e pazarit ku mund të shtohet numri i objekteve të vizitueshëm. Në këtë pjesë shikohet qartësisht objektet që janë në sipërfaqe të tokës .Po kështu qyteti Olympia.

I mbuluar nga ferrat dhe drizat, murri rrethues  i njohur si kalaja e Rrethunit është studiuar dhe gërmimet aty kanë përfunduar nga koha e Burhan Dautaj. Nekropoli thuajse nuk gjendej fare. Murri rrethues ishte i zhytur në harresën  madhe dhe fshihej përmes perdeve të jeshilta vegjetacionit,i paprerë prej shumë vitesh. Në vendin e emërtuar “Maja e rrethonit” gjendet masivi shkëmbor, ku sipas arkeologëve është marrë materiali për të ndërtuar muret e kalasë së qytetit antik. Bazuar në të dhënat e disa studimeve, ky mur ka ngjashmëri me muret e tarracimit në akropolin e Dimalit .Gjurmët e para të kalasë hasen në lagjen e emërtuar “Cakallovaj” dhe vazhdojnë përgjatë kopshteve private, ndërsa sipërfaqja brenda mureve rrethuese të kalasë së Mavrovës arrin në rreth 13 ha, duke e renditur Olimpen mes qyteteve mesatare të antikitetit". Ç’ka thotë studimi:”Shek.3 e gjen kryeqendrën ekonomike e kulturore të Koinonit, Matohasanajt, Cerjas, Hadëraj. Zhvillimin më të madh Olympe e arriti në vitet 229-148 p. K. me nxjerrjen e monedhave, të cilat përdoreshin vetëm brenda ekonomisë së këtij qyteti. Ato kishin simbole të ngjashme me monedhat e Apolonisë, Amantias dhe Bylisit.

Autorët antikë heshtin për praninë e këtij qyteti, i cili ndeshet vetëm te Stefan Bizantini që e përmend te vepra e tij “Mbi qytetet dhe popujt”.

Një material më të pasur dhe të dhëna më të hollësishme mund të vijnë nga gërmimet në Cerje,qytet i fortifikuar. Si qendër e rëndësishme e vendbanimit të hershëm ilir, është Kalaja Qytezë e Cerjes. E vendosur në majën e një kodre piramidale me bazë katërkëndëshe. Edhe sot dallohen muret rrethues me blloqe gëlqeror, ndërtuar në shek. III para erës sonë. Gurët e shumtë të dimensioneve 70 x 100 cm janë të skalitur me mjeshtëri. Brenda saj gjatë kohërave janë gjetur objekte enësh metalike, si: thika të periudhës së bronzit, fibula, kapëse, figura njerëzish etj. Në anën jugore të kalasë, në një lartësi 300 m, komunikohet me Urën e Bogdanit, mbeturinat e së cilës ndodhen rrëzë Kodrës së Cerjes, Buzë lumit Shushicë që shërbente për të lidhur Amantian me Kaoninë. Cerja  ka më pak të dhëna dhe ,gjithashtu edhe gërmime.

Nga ky vend është zbuluar edhe mozaiku i famshëm i Mesaplikut jë bazilikë e Antikitetit të Vonë nga fshati Mesaplik i rrethit të Vlorës. Mozaiku që daton rreth shekullit V-VI mbas Krishtit, ka qenë dyshemor dhe ka përmasat 230 cm x 349 cm. Triporti që fle prej vitesh  nën dhe mbi det.Në skajin verior të Gjirit të Vlorës gjendet qyteti antik i Triportit ku sipas disa studjuesve duhet kërkuar dhe Aulona antike. Është një qytet i fortifikuar i rrethuar me mur mbrojtës me sip. 30 ha . Gjetje të shumta qeramike, kryesisht amfora, por fakti se pjesa kryesore e qytetit sot gjendet nën nivelin e detit.

Nga monumentet e kulturës që kanë sjellë të dhënat historike më të përmendur.-Qyteza antike Cerja.Ura e Bogdanit.Mozaiku i Kacorit.Mozaiku i Mesaplikut.Germime dhe më tej studime do të mund të kryhen në Vend banimet tumulare të Vajzës, Dukatit,  të Mallkeqit E njëjta gjë mund të thuhet edhe për harresën në  vendbanimet e tjera të lashtësisë që janë qyteteapo vendbanime kala si Amantia, Olympia, Kanina, Himara, Cerja, Armeni, Hadëraj, Triporti dhe vet Vlora (Aulona) etj.
 
 *Autori ka qenë drejtor i parqeve arkeologjike Vlorë

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama