Vlora pret panairin e 13-te te librit

Vlora pret panairin e 13-te te librit
Çelet sot ne Vlore edicioni i trembedhjete i Panairit te Librit qe do te qendroje ne kete qytet deri me 12 gusht. Shoqeria e Librit Shqip, mbeshtetur nga Bashkia e Vlores dhe disa shoqata te ketij qyteti, do te ekspozojne botimet e hershme, por edhe titujt e rinj ne shetitoren prane Lulishtes se Shkrimtareve ne Skele. Ceremonia zyrtare e çeljes se panairit do te organizohet te dielen, ora 20.30, ku organizatoret kane parashikuar edhe nje program artistik. Te ftuar do te jene shkrimtare, poete, akademike e personalitete te njohura te jetes publike nga Shqiperia dhe trevat e tjera shqiptare. Sipas te dhenave te Shoqerise se Librit Shqip, rreth 50 botuesit pjesemarres do te sjellin botimet e tyre nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia etj.

Nder botuesit me te njohur kane shprehur interesimin dhe kane konfirmuar pjesemarrjen ne Panairin e Vlores. Ne kete panair do te ekspozojne librat e tyre edhe disa librari te Vlores, si dhe do te kete stenda te veçanta te krijuesve vendas vlonjate. Parashikohet te ekspozohen rreth 10.000 tituj librash, nje pjese e te cileve jane botime te reja per lexuesit vlonjate dhe pushuesit e shumte qe kane zgjedhur Vloren per te kaluar ditet e nxehta te ngushtit. Sipas organizatoreve do te jene te ftuar  studiuesi Bardhosh Gaçe, shkrimtaret e poetet Hiqmet Meçaj, Miliano Stefa, Lefter Çipa, Myrteza Mara, Çlirim Hoxha, Feti Brahimi, Nase Jani etj. Panairi do te jete i hapur çdo dite ne datat 5 – 12 gusht, nga ora 18.00 – 24.00.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama