Efektivët e Komisariatit të Policisë së Vlorës kanë zbuluar e më pas asgjësuar 450 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa në një zonë të pyllëzuar në fshatin Dushkarek, në vendin e quajtur Cerka. Lënda narkotike ishte me gjatë nga 60–80 cm, ndërkohë që pas asgjësimit të bimëve narkotike policia filloi procedimin penal për identifikimin e kultivuesve te saj. Materialet procedural ju referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme penale për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.