Vlore kapet peshkaqeni tiger (FOTO)

Vlore, kapet peshkaqeni tiger (FOTO)
Në rrjetat e peshkatarëve ra mbrëmjen e së dielës një peshkaqeni tip tigër, me peshë rreth 400 kg. Anijet, të cilat ishin nisur për peshkim në orët e para të ditës, në mbledhjen e rrjetave vrejtën se ato kishin një peshë më të rëndë se ditët e zakonshme dhe se në trëheqje e sipër kishin një vibracion ndryshe. Pasi ngritën rrjetat, peshkatarët panë se midis peshqëve ishte edhe peshkaqeni gjigand, i cili është kapur për të parën herë nga peshkatarët e Vlorës. 

Pasi ngritën rrjetat, peshkatarët e lanë peshkun të varur pasi futja e tij në anije ishte shumë e rrezikëshme, pasi ai ishte ende gjallë. Peshkatarët treguan se kishin vite që peshkonin në det, por nuk kishin hasur kurrë në një peshkaqen kaq të madh dhe me një peshë prej 400 kg. Ardhja e këtij peshkaqeni kaq afër në ujërat e cekta mendohet të ketë ndodhur si pasojë e ushqimit të bollshëm që ndodhet në thellësinë 150 metra, thëllësi ku dhe u kap nga rrejtat. Peshkatarët treguan se kapja e tij u bë në ujërat e thella dhe rreth 2 milje larg ishullit të Sazanit. Peshkatarët e coptuan dhe e prenë në pjesë për t’ua shitur peshkaqenin restoranteve.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama