Një penallti e dhënë për Besën nga gjyqtarët, acaron kryebashkiakun Shpëtim Gjika, i cili, bashkë me shefin e klubit, Geri Cipi, hyjnë në fushë dhe merren si dinë ata me gjyqtarët. Ndeshja ndërpritet për mbi 10 minuta, ndërsa gjyqtarët ndërrojnë mendje, duke e anuluar 11-metërshin.
Futbollistët e skuadrës kavajase braktisën fushën në shenjë proteste duke u futur direkt në dhomat e zhveshjes, pa ekzekutuar goditjen e këndit. Në fillim u duk si një tërheqje e tyre nga fusha, por pas bisedave të drejtuesve të të dyja skuadrave kavajasit u rikthyen sërish në lojë.
Në 45 minutat e dyta, ku tensioni ka qenë sërish prezent në fushë, rezultati nuk u ndryshua edhe pas përpjekjeve të kavajasve të cilëve iu anullua dhe një gol për pozicion jashtë loje. Ky ka qenë kulmi i kësaj të diele, në fushat tona të futbollit.
Nga : Gazeta Shekulli