Propozimi sipas këtyre burimeve ka ardhur nga rektori Tanush Shaskaj, i cili e ka argumentuar këtë zëvendësim me njohjen te ndërkombëtarët, si dhe me faktin që Ismail Qemali nuk ka qenë shkencëtar apo gjuhëtar që universiteti të mbajë këtë emër.
Debatet pas kësaj kanë përfshirë mbledhjen e senatit të universitetit, ku ka pasur anëtarë që kanë kundërshtuar këtë ndryshim, pasi sipas tyre Ismail Qemali është jo vetëm një figurë historike në përfaqësimin e shtetit shqiptar, por edhe akademike.
Gjithçka është hedhur në votim të hapur që propozimi t’i dërgohej strukturave të larta qëndrore për miratim. Por nga një votim i tillë me 8 vota pro dhe 7 kundër propozimi është miratuar, edhe pse për të ka patur debate të ashpra. Sipas këtyre burimeve votimi i hapur ka diktuar votimin, pjesë e të cilit janë thirrur edhe autoritete të universitetit që nuk bëjnë pjesë në senat.
Për propozime të tilla pritet që fjala e fundit të jetë e Këshillit të Ministrave, e cila do të vendosë edhe mbi propozimin më të fundit të senatit të këtij universiteti.
Aktualisht ndryshimi i emrit është i dukshëm edhe në sitin që prezanton zyrtarisht këtë universitet www.univlora.edu.al NGA
Anila Peçi : Gazeta Shekulli