Zbulohet një tunel në zonën e hidrovorit në Vlorë që dyshohet se përdorej nga trafikantët për të fshehur mjetet motorike me të cilat kryejnë trafikun e drogës drejt Italisë. Në tunelin, që ndodhet në Akerni, në afërsi të Novoselës dhe del në pyllin e Sodës, është gjetur dhe një gomone 9 metra e gjatë, një zetor, gjenerator dhe pajisje të ndryshme.
Mësohet se disa efektivë të policisë së kufirit, janë shoqëruar për tu marrë në pyetje nëse, kanë dijeni në lidhje me këtë tunel.