“Nëse nuk e ushqejmë atëherë ai fillon të qajë pa pushim”, thotë nëna e 3-vjeçarit, Chen Huan.
Lu Hao nuk pranohet më në kopsht për shkak se edukatoret mendojnë se masa e tij trupore përbën rrezik për fëmijët e tjerë dhe shtëpia është i vetmi vend ku mund të luajë. Doktorët mendojnë se problemi i tij ka të bëjë me një çrregullim hormonal.
“Ai nuk është vetëm mbipeshë, por edhe shumë i gjatë për moshën që ka. Nëse është problem hormonal, ne jemi në gjendje ta kurojmë. Por, nëse ai vazhdon të shtojë peshë me këtë ritëm, zemra e tij nuk do ta përballojë”, tha Dr. Lu Hong.