SHKODER, 23 Tetor/ATSH/ Partia Demokratike, nëpërmjet kryetares së Komisionit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, Albana Vokshi akuzoi sot Ministrinë e Shëndetësisë se nuk ka akorduar asnjë buxhet për shërbimin e mamografisë dhe kujdesin shëndetësor për të prekurat nga kanceri i gjirit.
Sic njofton zyra pëer shtyp pranë PD, gjatë një takimi sensibilizues me gratë e qytetit të Shkodrës, organizuar nga LDGSH, Znj.Vokshi përsëriti akuzat ndaj ministrit Beqja, për përfitime tenderash nga kompania e tij, ndërkohë që sipas saj, "të ashtëquajturat mamografi të lëvizshme shëtisin vetëm për propagandë televizive dhe se nuk funksionojnë".
Duke iu referuar statistikave zyrtare, ajo vuri në dukje rritjen e ndejshme të numrit të rasteve të evidentuara me kancerin e gjirit. Sipas deputetes demokrate, kjo statsistikë është e lidhur ngushtë më rritjen e varfërisë, stresit e papunësisë. Shumë gra dhe vajza ende pas një viti, nuk kanë marrë përgjigjen e mamografisë", tha Vokshi. E pranishme në këtë aktivitet,
Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi foli u angazhua për hapjen e Departamentit të shëndetit publik në Bashkinë Shkodër për të adresuar problemet e shëndetit të grave dhe vajzave.
"Ldgsh është në terren dhe do vazhdojë të sensibilizojë gratë dhe vajzat në të gjithë Shqipërinë për vizitën e përvitshme të mamografisë dhe kontrollet mjekësore për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit?, por edhe cështje të tjera që prekin ato", thuhet në njoftimin për shtyp të Partisë Demokratike./b.k/ /a.g/