Vokshi Ministri Beqaj shperdoron fondet publike Prokuroria te nise hetimin

Albana-Vokshi-21-tetorTIRANË, 21 Tetor /ATSH- I. Vata/ -Partia Demokratike ka akuzuar sërish Ministrin e Shëndëtsisë, Ilir Beqaj si të përfshirë në në korrupsion me fondet publike me shuma të mëdha.

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi nëpërmjet një deklarate për mediat pasditen e së mërkurës, shprehet se "Ministri Beqaj hesht edhe pse është në akuzë si përfitues direkt i fondeve publike që kapin shumën e 11 milionë dollarëve. Nuk jep përgjigje pse kompania e tij Infotech në 22 muaj ka fituar 28 tendera me prokurim të drejtpërdrejtë, pa zhvilluar asnjë proces tenderi. 14 tendera ne 7 muajt e vitit 2015, shtuar dhe përfitimin e milionave edhe nga nënkontraktime në këmbim të koncesioneve dhe tenderave korruptivë e abuzivë të dhënë prej tij".

Deputetja e PD-së, Vokshi akuzon Ministrin Beqaj për përfitime me shuma të mëdha, ku thekson se, "Ministri rri ende në zyrë ndërsa buxheti i shtetit kalon në llogarinë e tij personale, të kamufluar përmes kompanisë, që rrit fitimin e dukshëm për dy vite që ai mban postin ministrit me 100 milion lekë të reja. Me 11 milion dollarë fitime të kompanisë tuaj, mund të ishin ndërtuar plot 450 qendra shëndetësore, mundet të kishin nëdërtuar 15 shkolla, furnizimi i spitaleve me ilace, mund të ushqeheshin 184 mijë familje në nevojë".

"Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të fillojë e të hetojë të gjitha dosje e korrupsionit në shëndetësi" shprehet Vokshi.

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama