Vorpsi Sinjalet antiligjore te kryeministrit ne administrate!

Vorpsi: Sinjalet antiligjore te kryeministrit ne administrate!

Akuzave të njëpasnjëshme të Partisë Demokratike ndaj qeverisë “Rama”, në mënyrë të herëpashershme po i shtohet gradualisht doza e “akuzës” antiligjore. Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, e ka quajtur emërimin e Roni Shqopës, në detyrën e drejtorit të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme një skandal që s’lë vend për tolerime.

“Cili është kodi etik që ka përdorur Edi Rama me emërimin e Roni Shqopës, në detyrën e drejtorit të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, ose siç njihet ndryshe Kavalishenca e Durrësit, kur ky i fundit është marrë i pandehur nga drejtësia për shpërdorim detyre dhe aktualisht është nën proces gjyqësor”, - ka deklaruar Vorpsi.

Deklarata

Edi Rama e nisi detyrën duke hartuar një kod etike për funksionimin e qeverisë, por ai vetë është në praktikë një shkelës i përsëritur i etikës.

Cili është kodi etik që ka përdorur Edi Rama me emërimin e Roni Shqopës, në detyrën e drejtorit të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, ose siç njihet ndryshe Kavalishenca e Durrësit, kur ky i fundit është marrë i pandehur nga drejtësia për shpërdorim detyre dhe aktualisht është nën proces gjyqësor.

Teksa pritet seanca e radhës e gjyqit, që është vendosur me datën 9 të këtij muaji, qeveria e Edi Ramës i ka dërguar një sinjal të fortë edhe gjykatës duke e emëruar të pandehurin, drejtor në Ministrinë e Brendshme.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama