Duke theksuar se 20% e popullsise nuk mund te perfitoje nga kjo dobi sepse nuk ben ushtrime, por kjo pjese e popullsise me ane te vrapimit mund te parandaloje semundjet e zemres dhe sheqerit. Perveç kesaj, studiuesit pohuan se ky grup njerezish mund te praktikoje edhe rruget te tjera si permiresimi i ushqimit ose perdorimi i ilaçeve per te ruajtur shendetin. Studiuesit te cilet perdoren harten gjenetike te trupit te njeriut te zbuluar dhjete vite me pare nga shkencetaret pohuan se kane krijuar nje baze te re ne emer te tregimit te zhvillimeve ne fushen e shendetesise. “Ky do te jete nje nga shembujt e pare te mjekesise me baze harten e kromozoneve te individualizuar’- tha Timmons.
Ne punimin e publikuar ne revisten Applied Physiology me propozimin e qeverise ne Europe dhe Amerike u kerkua qe njerezit te marrin pjese ne programe te ndryshme edukimi aerobike te perbera nga ushtrime te cilat llogariten te behen 5 here ne jave nga 30 minuta. Ne fund te programeve 20, 12 dhe 6 javore shumica e njerezve gjate ushtrimeve treguan nje zhvillim te dukshem persa i perket sasise se oksigjenit te djegur nga trupi i njeriut. 30% e pjesemarresve nuk paraqiten rritje ne rezistencen e insulines dhe ky fakt do te thote qe ushtrimet nuk ulin rrezikun e semundjes se sheqerit. Analizat paraprake te mostrave muskulare te marre nga pjesemarresit nxoren ne pah se ajo e cila percakton rritjen ne perthithjen e oksigjenit eshte radhitja e 30 geneve. 11 prej tyre treguan sa te dobishme jane ushtrimet aerobike per nje njeri.