Vrasesi me pagese Julian Sinanaj Arrestoni porositesit qe kam denoncuar!

Vrasesi me pagese Julian Sinanaj: Arrestoni porositesit qe kam denoncuar!

Vrasësi me pagesë Julian Sinanaj ka bërë sot dëshimnë e radhës në gjykatë në seancën e 34-t ndaj “Bandës së tritolit”.

Përpara trupit gjykues, Sinanaj ka kërkuar që të arrestohen personat dhe emrat që ai ka treguar përpara trupit gjykues. Ose në të kundërt ai ka kërcënuar se nuk do të flasë më.

“Arrestoni ata që kam denoncuar për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, ose nuk flas më”, tha ai në seancën e marrjes në pyetje.

Ashtu si edhe disa herë më parë, Sinanaj nuk ka kursyer akuzat në adresë të prokurorëve, të cilët i ka akuzuar si të korruptuar. Sipas tij, drejtësia nuk ka interes të zbardhet vrasja e ish-gjyqtarit të Vlorës, Konomi.

Julian Sinanaj gjatë seancave gjyqësore ka konfirmuar motivin e vrasjes së gjyqtarit Konomi dhe ka deklaruar se i njeh autorët. Gjyqtari Skerdilajd Konomi u vra gjatë gjë atentati me eksploziv paraditen e 9 shtatorit 2011. Megjithëse ngjarja është ende e pazbardhur, pista kryesore e hetimit është ajo e vrasjes për motive pronësie, e kryer me pagesë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama