Vrasesi shpreh pendese Me denoni sipas ligjit

Vrasesi shpreh pendese: Me denoni sipas ligjit

Odise Verbofshi, i dyshuar si autori i ngjarjes tragjike të vrasjes dhe djegies së dy të rinjve është shprehur i penduar për krimin e kryer, duke kërkuar të dënohet sipas ligjeve në fuqi. I braktisur nga familjarët, 33-vjeçari është shfaqur i qetë në sallën e gjyqit, ku ka pranuar krimin e kryer dhe ka kërkuar falje për atë që kishte ndodhur. Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, prokurori i çështjes, Drini Pali ndërtoi dinamikën e ngjarjes ku mbetën të vrarë shtetasit Shaban Babasi, 27 vjeç dhe Albert Kasalla, 32 vjeç.

 

Prokurori i tha gjykatës se dy viktimat nga Fushë-Kruja, të shoqëruar nga një tjetër person, kanë shkuar në Shkozet dhe janë takuar fillimisht me shtetasin Odise Verbofshi në servisin ku ai punonte. Prokuroria thotë se viktimat ishin qëlluar me plumb në kokë nga i dyshuari, i cili i ka futur në automjetin në pronësi të shtetasit Shaban Babasi dhe i ka transportuar drejt ish-Kënetës, ku më pas i ka vënë flakën automjetit. Lidhur me të arrestuarin e dytë për këtë ngjarje, shtetasin Gazep Pili, organi i akuzës tha se ai nuk kishte dijeni për krimin e kryer nga Verbofshi dhe për këtë arsye ka kërkuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama