Vrasja e Ilia Karelit 8 gardianet pranojne se e kane torturuar

Vrasja e Ilia Karelit, 8 gardianet pranojne se e kane torturuar

Gjykatësi grek  Georgia Toutountzi ka dëgjuar  dëshmitë e para të 8 gardianëve të burgut, Nigrita të Serres të cilët akuzohen për torturimin e shqiptarit Ilia Kareli.  Sipas  agjensisë ANA MPA,  8 të akuzuarit kanë kërkuar falje për veprën e kryer, e ndërsa akuzohen se në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë torturuar në mënyrë barbare  Ilia karelin duke sjellë vdekjen e këtij të fundit.  

 

Tetë oficerë të burgut , të shoqëruar nga avokatët mbrojtës dhe të afërmit , ka kërkuar që falja e tyre të merret parasysh.  Sipas burimeve gjyqësore, shtatë gardianët e tjerë, do të thirren të hënë për të dëshmuar.

 

Për 15 gardianët e burgut Nigrita të Serres, rëndon e njëjta azkuzë, ajo e torturimit të të burgosurit shqiptar që solli dhe vdekjen e tij. 

 

Sipas njërit prej avokatëve mbrojtës , " gardianët e burgut janë plotësisht të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm  me akuzën që rëndon mbi ta,  e ndërsa do të dëshmojë para gjykatësit të gjithë ngjarjen" .

 

Avokati  Evangelos Grammenou , tha se " mbrojtja po merret me dosjen”, e ndërsa theksoi se " ka elementë të rëndësishëm që duhet të vlerësohen me kujdes". 

 

 

 

"Çështja është veçanërisht serioze, për të gjykuar nëse akuzat e ngritura tregojnë se të akuzuarit kanë torturuar të burgosurin. Rasti është mjaft i vështirë.  Ka të dhëna se Ilia Kareli ka pasur probleme me  shëndetin e tij , por pyetja është,  se kush e solli vdekjen e tij”, tha avokati Evangelos Grammenou . 

 

Sipas  raportit mjeko-ligjor  i burgosuri shqiptar, Ilia Kareli, është torturuar për më shumë se dy orë e gjysmë në burgun e Nigritës. Ai është futur në një dhomë pa kamera dhe është torturuar.  Në të njëjtën dhomë janë gjetur edhe pika gjaku, të cilat sipas policisë greke  rojet e burgut janë munduar t'i pastrojnë. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama