Vrasja e Ilia Karelit komisioneri i KiE Te vihen para ligjit pergjegjesit e ketij krimi

Vrasja e Ilia Karelit, komisioneri i KiE: Te vihen para ligjit pergjegjesit e ketij krimi

Komisionerin për të drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, Nils Muiznieks ka shprehur shqetësimin për dhunën e ushtruar ndaj të burgosurit shqiptar në Greqi, Ilia Kareli (Kudret Kume) çka solli edhe vdekjen e tij. Muiznieks u ka bërë thirrje autoriteteve greke që të zbardhin këtë ngjarje të rëndë dhe të përmirësojnë situatën në burgje.

“Unë jam i shqetësuar seriozisht sa i përket rastit të torturës që çoi në vdekjen e Ilia Karelit. Burgjet dhe qendrat e ndalimit nuk mund të funksionojnë pa ligje. Standardet e të drejtave të njeriut duhet të mbrohen dhe ata që janë përgjegjës për sjellje të dhunshme duhet të mbajnë përgjegjësi”, – është shprehur komisioneri Muiznieks. Nga ana tjetër ai ka vlerësuar si pozitiv reagimin e intitucioneve gjyqësorë në Greqi, të cilëst i ak inkurajuar që të vënë para ligjit përgjegjësit e kij krimi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama