Vrasja e Karelit gardianet dalin sot para drejtesise greke

Vrasja e Karelit, gardianet dalin sot para drejtesise greke

Tetë thirrjet e para për kërkim falje, nga 15 të tilla në total janë paraqitur në burgun Nigrita, të Serres nga prokurori Gjeorgji Toutonutzi për 15 gardianët e akuzuar për dhunim në bashkëpunim të shqiptarit Ilia Kareli.

 

Sipas mediave greke ata do të paraqiten në hetuesi, por nuk pritet që   të merret ndonjë vendim pasi  avokatët e tyre kërkojnë me shumë kohë të njihen me dosjet e akuzës. Në listën e 15 të pandehurve, nuk përfshihet drejtori i burgut të Nigritas, i cili gjithashtu akuzohet për mbrojtje të personave që kryen një akt kriminal.

 

Në të njëjtën kohë po vazhdojnë hetimet edhe ndaj punonjësve të burgut të Malandrinos, ku Ilia Kareli vrau gardianin grek më 25 mars.

 

Sipas  raportit mjeko-ligjor  i burgosuri shqiptar, Ilia Kareli, është torturuar për më shumë se dy orë e gjysmë në burgun e Nigritës.   Ai është futur në një dhomë pa kamera dhe është torturuar.  Në të njëjtën dhomë janë gjetur edhe pika gjaku, të cilat sipas policisë greke  rojet e burgut janë munduar t'i pastrojnë. Nga ekspertiza rezultoi se Kareli u qëllua në kafazin e kraharorit që ishte copëtuar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama