Sot zhvillohet seanca gjyqësore për 8 nga 15 gardianët e burgut të Nigritas të akuzuar për torturimin me pasojë vdekjen të të burgosurit shqiptare Kudret Kume. 8 gardianët ndiqen në gjendje të lirë pasi udhrër-arrestet ndaj tyre janë pezulluar.
Prokuroria greke ka ngritur akuzën e torturës me pasojë vdekjen dhe shpërdorim detyre për 12 gardianë, një rreshter, një tetar dhe një nga rojet e jashtme të burgut të Nigritas për vdekjen e shqiptarit Ilia Kareli (Kudret Kume).
Kudret Kume u torturua për vdekje nga 15 gardianë të Nigritas, ku u transferua pas vrasjes së një gardiani grek në burgun e Malandrinos më 25 mars.