Vrasja e Santos Policia 100 euro shperblim per cdo informacion. Ja foto e atentatoreve

Vrasja e Santos, Policia: 100 euro shperblim per cdo informacion. Ja foto e atentatoreve

Pasi kanë humbur gjurmët pas ndjekjes së policisë, dy atentatorët kanë braktisur mjetin motor tip “Scooter” në rrethinat e daljes së Fushë Krujës. Policia me të marrë njoftimin ka mbërritur menjëherë në vendin ku ishte braktisur mjeti dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ndonjë detaj të mundshëm për verifikimin e autorëve.

Ndërkohë, nga ana tjetër, policia e shtetit ka publikuar dy foto të autorëve të krimit, të cilët po largoheshin me motor pas kryerjes së krimit.

Të veshur me xhupa të zinj, pantallona xhinse dhe me skafandra mbi kokë, vrasësit, pasi kanë kryer krimin, kanë marrë rrugën drejt Librit Universitar për të kaluar më pas pranë Liqenit Artificial.

Sipas fotove të publikuara nga policia, ata kalojnë në kryqëzimin e Librit Universitar, duke shkelur edhe rregullat e qarkullimit rrugor, me semaforin që në ato momente ishte me drita të kuqe. Në foto duket edhe një polic rrugor që me sa duket nuk ka pasur informacion për atë që kishte ndodhur.

Policia jep 100 mijë euro shpërblim për çdo informacion

Policia e kryeqytetit e ka shumëfishuar vlerën e shpërblimit, nga 10 mijë, në 100 mijë euro, nëse jepet informacion mbi vrasësit, duke ruajtur në anonimitet të plotë identitetin e tyre.

Me anë të një njoftimi për shtyp, bëhet me dije se: “Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e sotme, mbi ngjarjen e ndodhur në rreth orës 09.30 në zonën e ish-Bllokut, ku si pasojë e të shtënave ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Artan Santo, Policia e Kryeqytetit vendos në dispozicion një shpërblim prej 100 mijë euro.

Për çdo informacion të vlefshëm që do të çojnë në kapjen e autorëve Policia e Tiranës vendos këtë shpërblim, në çdo rast duke ruajtur anonimatin duke ju ftuar të telefononi në numrin 069 41 00003.

Krahas sa lartë, kërkojmë bashkëpunimin qytetar për të telefonuar për informacione të vlefshme edhe në numrin pa pagesë 129. Aktualisht grupi hetimor po punon me intensitet në drejtim të zbardhjes tërësisht të kësaj ngjarje dhe identifikimin e autorëve.”


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama