Prokuroria e Korces ka nisur hetimin per vrasjen e dy vellezerve Collaku ne Greqi. Sipas te dhenave nga prokuroria mesohet se hetimi po behet me akuzen e vrasjes ne rrethana cilesuese, nderkohe qe pritet te mberrije edhe akti i ekspertizes mjeko-ligjore. Familjarët e dy vëllezërve Melsi dhe Klevis Çollaku duke apeluar kudner ekspertizes se bere, pasi pretendojne se ata jane torturuar e me pas jane varre, kanë vendosur të kërkojnë një ekspert italian për ekzaminimin e trupave.
Pak dite me pare ata janë nisur drejt Italisë për të sjellë në Shqipëri një ekspert italian.Sipas familjarëve, trupat e Melsit dhe Klevisit nuk janë trupat e dy djemve të vrarë, por dy trupa të masakruar nga dhuna e më tej, të qëlluar me armë zjarri. Ata refuzuan fillimisht të varrosin dy djemtë, çka ka bërë që policia të urdhërojë kryerjen e një ekspertize të dytë, përveç asaj të kryer nga pala greke. Por edhe ekspertiza e dytë mbi trupat e vëllezërve Çollaku, vrarë nga policia greke, nxjerr përfundimin se mbi ta ka vetëm plagë plumbi, dhe jo torturë fizike.
Familjarët e dy vëllezërve kanë paralajmëruar protesta nëse nuk zbardhet e vërteta e vrasjes së dy vëllezërve.