Vrasja e grabitesve hije dyshim mbi ngjarjen

Vrasja e 'grabitesve', hije dyshim mbi ngjarjen

Një ditë pas vrasjes së dyfishtë në zonën e Selitës, policia është rikthyer në vendngjarje për ekspertizë. Pas marrjes në pyetje të shtetasit Flamur Ymeri, i cili qëlloi për vdekje dy persona, të cilët sipas tij tentuan t’i vidhnin shtëpinë, ekspertët janë drejtuar për në shtëpinë e tij për të kqyruar provat edhe një herë.

Dy prokurorë, ekspertë të policisë shkencore, si dhe oficerë të policisë gjyqësore kanë qëndruar rreth dy orë në shtëpinë e Ymerit. Ky i fundit ishte vetë personin që njoftoi policinë për ngjarjen e ndodhur, mëngjesin e së mërkurës rreth orës 08:00.

45-vjeçari telefonoi dje në numrin 129 në sallën operative të Policisë, duke deklaruar se në shtëpinë e tij gjenden dy trupa të pajetë, të cilët i kishte qëlluar me armë pasi kishin tentuar t’i vidhnin shtëpinë. Por, nga hetimet ka rezultuar se nuk ka përputhje mes gëzhojave dhe armës me të cilën Ymeri pretendon se ka vrarë dy "grabitësit".

Dy personat e vrarë janë Adnan Luli, 22 vjeç, nga Shkodra dhe banues të kryeqytet dhe Ervin Shaba, 26 vjeç, nga Tirana. Nëpërmjet gjurmëve daktiloskopike, asnjëri prej viktimave nuk rezultonte me precedentë të mëparshëm për vjedhje.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama