Vrasja e vellezerve nga polica greke zbardhet ekspertiza

Vrasja e vellezerve nga polica greke, zbardhet ekspertiza

Ekspertiza mjeko-ligjore ka dalë në përfundimin se vëllezërit shqiptarë të vrarë nga policia greke, nuk janë dhunuar por janë qëlluar me armë nga afër.  Vëllezërit Melsi dhe Elvis Çollaku u vranë para disa ditësh nga policia greke, por familjarët kanë kërkuar ekspertizë mjeko-ligjore, pasi pretendonin se djemtë ishin dhunuar më pas ishin vrarë.

Akti i ekspertimit mjeko-ligjo pritet t’i shkojë Prokurorisë.

Ndërkohë policia greke i akuzon 2 vëllezërit e vrarë në kufi si autorë të dyshuar të disa grabitjeve në fshatrat kufitare. Ky konstatim u bë ditën e djeshme gjatë seancës, kur Gjykata e Apelit në Janinë dënoi me 25 vjet burg një 30-vjeçar shqiptar që vrau çiftin e moshuar, në tentativë për t’ua grabitur shtëpinë.

Më konkretisht, nga hetimet e palës helene, ka rezultuar se mbi njërin nga vëllezërit Çollaku, përveç akuzës së vjedhjeve, rëndojnë edhe ato të kontrabandimit të emigrantëve në Athinë. Madje, pala greke pretendon se ose Melsi ose Klelvis (30 e 34 vjeç) ishte skeduar nga policia shqiptare, për trafik njerëzor. Ndërkaq, grekët nuk ngurrojnë të thonë se 2 vëllezërit ishin përfshirë në incidentin e përgjakshëm në orët e para të së dielës në Vrondero të Follorinës, në Prespë, ku u vra edhe oficeri grek 43-vjeçar Elia Kosteni.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama