Vrasjet me te bujshme ne Greqi autoret 2 shqiptare

Vrasjet me te bujshme ne Greqi, autoret 2 shqiptare

Policia greke bën të ditur se vrasjet më të bujshme në dekadat e fundit janë kryer nga dy shqiptarë. Mediat greke kanë publikuar një analizë të bërë nga Policia e shtetit fqinj, ku u verifikuan 30 vrasjet më të bujshme të dekadave të fundit, të cilat janë kryer me pagesë rezultojnë edhe 2 të dyshuar shqiptarë. Në fakt janë emra tepër të njohur. Njëri është thuajse “hero” dhe bëhet fjalë për Alket Rizain. Para pak ditësh, njeriu që nxiti Alket Rizain të kryente një vrasje në Greqi, si dhe e strehoi atë dhe e ndihmoi të arratisej nga burgu, i njohur si një ndër bosët e botës së krimit në Athinë, është dënuar me 21 vite burg. Vassilis Stefanakos është dënuar me burg 21 vjet e 3 muaj, për nxitje të vrasjes së kryer më 26 gusht 2006, në Peristeri nga Alket Rizai. Gjykata e Lartë la në fuqi dënimet e dhëna nga Gjykata e Apelit në Pire.

Siç mësohet në aktakuza, pas urdhërimit të vrasjes së 43-vjeçarit Koutelieris Konstandini, gjatë këtij sulmi u vra pa dashje edhe 36-vjeçari Xhoni Katsios. Nga analiza e djeshme e policisë greke rezulton se vrasja ishte porositur. Një tjetër emër i lakuar është ai i Juljan Sinanajt, anëtarit të bandës së tritolit, i cili u kap me lëndë plasëse, bashkë me disa të tjerë në Shqipëri. Sinanaj, 31 vjeç akuzohet në Greqi si autori i dyshuar i 2 anëtarëve të Agimit të Artë, të cilët u qëlluan nga i njëjti person që shtinte me të dyja duart, me 2 pistoleta. Megjithatë, pala greke, ende nuk ka ngritur akuzë zyrtare kundër tij dhe ndodhet në pritje të përgjigjes nga pala shqiptare, pasi ai ka fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Të dy këta shqiptarë akuzohen si anëtarë të “Celulave të Zjarrit” dhe prej kohësh hetoheshin nga policia dhe prokuroria greke.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama