Vret te dashurin me... gjoks!

Vret te dashurin me... gjoks!
Një 51-vjeçare do të përballet me gjykatën pasi akuzohet për vrasjen e të dashurit. Dona Lange raportohet se ia ka shkaktuar vdekjen partnerit të saj duke i zënë frymën me gjoksin e saj të madh gjatë një feste në shtëpinë e tyre në Everet, Uashington. Dëshmitarët i kanë thënë policisë se kanë dëgjuar çiftin duke diskutuar gjatë asaj mbrëmje, kurse pas diskutimit Dona e cila peshon 87 kg, e kishte rrëzuar në dysheme duke u hedhur sipër dhe me gjoksin e saj të madh ia ka marrë jetën të dashurit që peshon 10 kg më pak, raporton "The Sun". Polica ka thënë se në vendngjarje, 51-vjeçarja ndodhej bashkë me tre persona të tjerë. Dëshmitarët thonë se Dona nuk e di se si ka ndodhur vrasja.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama