Vritet mizorisht vogelushi shqiptar ne Gjermani

Vritet mizorisht vogelushi shqiptar ne Gjermani

Vrasja e një djali vetëm 5 vjeç nga Kosova ka tronditur opinionin publik në Herford të Gjermanisë. Dano u përcoll për në banesën e fundit, ndërsa u gjet i torturuar dhe i mbytur në bregun e lumit Ëerre. Ndërkohë policia ka arrestuar autorin e këtij krimi. Ai është Ibrahim B., 42 vjeç, me origjinë nga Kosova.

Ai e ka rrëfyer krimin e tmerrshëm. Megjithatë ende nuk ka detaje të qarta se përse e kreu këtë krim horror. “Bild” raporton se Ibrahim B., është i dyshuar për mashtrim dhe abuzim me fëmijët.

Mediat në Gjermani shkruajnë se mes Danos dhe fëmijëve të autorit të krimit kishte pasur një grindje. Mësohet se, 42-vjecari e goditi Danon e vogël në fytyrë dhe vogëlushi kërcënoi se do u tregonte prindërve, vogëlushi po atë ditë është rrëmbyer dhe më pas është mbytur.

Gjithçka është rrëfyer në polici nga i akuzuari, i cili ka deklaruar se kur pa në televizion se vogëlushi ishte denoncuar si i zhdukur, vendosi ta vriste atë.

Kanë qenë dëshmitarë okularë ata që kanë dyshuar për veprimin e kryer nga 42-vjecari, i cili u pa të transportonte në breg të lumit një valixhe. U njoftua policia, e cila gjeti vogëlushin e pajetë që kërkohej që prej 14 marsit.

 

Tashmë i njëjti person po hetohet edhe për zhdukjen e një vajze të mitur, Jenisa që rezulton e zhdukur që në vitin 2007. Në fakt familja e saj ka banuar disa ditë në banesën e të akuzuarit për vrasjen e 5- vjeçarit, Dano.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama