Vritet me kaçavidë në një lokal inspektori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (ish-INUK), Milazim Shehu. Ngjarja ndodhi në një lokal në zonën e Bathores në periferi të kryeqytetit, ndërsa 35-vjeçari Melazim Shehu, baba i tre fëmijëve gjeti vdekjen në spital pas mesnate (rreth orës 01:30).
Mësohet se 35-vjeçari Shehu nuk i ka mbijetuar dot 3 plagëve të marra nga bark nga goditjet me kaçavidë. Sipas raportimeve bëhet me dije, se inspektori Shehu ka mbërritur i plagosur në Spitalin e Traumës në orën 01.30 të mëngjesit të kësaj të enjte.
Dyshimet e para të policisë bëjnë autor të ngjarjes kushëririn e tij, i cili është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Ndërsa nga hetimet paraprake, dyshimet për motivin e krimit flasin për një konflikt për shkak të detyrës në lidhje me një objekt.
Kush ishte Milazim Shehu
Mësohet se Milazim Shehu para vitit 2007 ka punuar në Komandën e Repartit të Sigurisë (RESI). Më 17 maj të 2007-s ai është përjashtuar nga puna nga drejtori i këtij reparti, për shkak të akuzave për abuzim me detyrën, çështje që e ka ndjekur edhe ligjërisht.