Vritet nje adoleshent shqiptar ne Siri

Vritet nje adoleshent shqiptar ne Siri

Lufta civile në Siri i ka marr jetën një tjetër të riu shqiptar nga Kosova, gati një javë më parë. Sipas medieve në Kosovë, viktima është 17-vjeçari, Melos Kosumi, nga Gjilani. Lajmi është konfirmuar edhe nga policia e Gjilanit dhe nga babai i viktimës, i cili prej ditësh ka hapur dyert e mortit në shtëpinë e tij.

Kosumi studionte në një kolegj në Turqi dhe pa dijeninë e prindërve ai ka shkuar në Siri për të luftuar përkrah forcave ekstremiste.

“Po, është e vërtetë që djali im është vrarë në Siri, para një jave. Djali ka shkuar pa dijeninë time dhe ka qenë në shkollë në Turqi. Ka qenë nxënës i zoti dhe nuk ka pasur asnjë katërshe”, tha Selami Kosumi, i ati i adoleshentit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama