Vritet një polic i forcave speciale të RENEA-s në fshatin e Lazaratit. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Gjirokastrës.
09:23 - Të shtëna armësh gjatë natës në Lazarat
Fshati i Lazaratit u trondit nga të shtënat e armëve, gjatë orëve të vona të natës. Të shtënat mësohet se, u shënuan në pjesën e poshtme të fshatit të Gjirokastrës.
Që prej incidentit, në Lazarat vihet re prania e shtuar e efektivëve të policisë. Deri më tani, nuk raportohet për persona të plagosur nga të shtënat.
Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes, ndërkohë që policia po mban në kontroll situatën dhe ka nisur hetimet për të zbuluar autorët.