Vucic pranon Bisedimet jane zgjidhja e problemeve

Vucic pranon: Bisedimet, jane zgjidhja e problemeve

Kreu i qeverisë serbe, Aleksandër Vuçiç pranoi që problemet mund të zgjidhen me bisedime. Në një intervistë për gazetën serbe “Blic”, Vuçiç u shpreh i kënaqur nga rezultatet e bisedimeve me kryeministrin Edi Rama.


“Ne të gjithë kemi probleme, që duhet të zgjidhen me bisedime, por nga ana tjetër, qeveria serbe do të tregojë se ajo nuk lejon askënd të fyej shtetin dhe kombin”, tha Vuçiç për “Blic”. Lidhur me shtyrjen e vizitës së kreut të qeverisë sonë në Beograd, “Blic” citon një burim nga qeveria serbe. “Fakti që vizita është shtyrë pas pasojave, është qëndrimi i qeverisë së Serbisë për të mos lejuar asnjë poshtërim”, tha një burim i qeverisë serbe. Vizita e kryeministrit Rama për në Serbi u shty më 10 nëntor, nga ajo e planifikuara më 22 tetor.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama