Vucici ironizon Cipras

Vucici ironizon Cipras

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, ka ironizuar deklaratat e kryeministrit grek, duke thënë se ky i fundit është një politikan i përgjegjshëm dhe s’mund t’u premtojë njerëzve më shumë të ardhura, pa kryer reformat e duhura.

Në një intervistë për mediet austriake, Vuçiç thotë se nuk ndihet entuziast me zgjedhjen e Aleksis Cipras si kryeministër i Greqisë.

Vuçiç tha se po vë re një lloj entuziazmi në gjithë rajonin pas zgjedhjes së Cipras, por shton se ai beson te ndryshimet strukturale dhe në reformat e thella, edhe pse të dhimbshme për të dalë nga kriza ekonomie, sesa te modeli i Cipras.

Për të, Serbia nuk ishte aksidentalisht i vetmi vend që ndërmori "reforma të vështira dhe masa të forta për konsolidimin fiskal" pa pasur asnjë presion nga Bashkimi Europian, Banka Europiane apo nga fondi Monetar Ndërkombëtar.

Sipas tij, Cipras është më pranë popullit gjerman, atij austriak dhe atij skandinav, sesa mentalitetit të vëllezërve të Europës së Jugut, siç i konsideroi ai grekët.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama