Wael njeriu me me influence ne bote

Wael, njeriu me me influence ne bote
Revista Time ka publikuar sot listën e 100 njerëzve më me influencë në botë për vitin 2011. Një traditë kjo për Timë që për këtë vit kryesohet nga egjiptiani Wael Ghonim, i cili u bë zëdhënësi i revolucionit në Egjipt. Time shkruan se Wael Ghonim mëshiron të rinjtë të cilët përbëjnë shumicën e shoqërisë egjiptiane, një i ri, i cili si shumë të tjerë të gjeneratës së tij kishte humbur thuajse plotësisht shpresën që situata në vendin e tij mund të ndryshonte, kjo, për shkak të kulturë së frikës që mbizotëronte mes egjiptianëve.

Vitet e fundit, Wael, 30 vjeç filloi punën për të bërë të mundur që bashkëkombasit e tij të kuptonin se vetëm fuqia e tyre e pandalshme mund të sjellë ndryshimin e vërtetë. Duke qenë një nga drejtorët ekzekutiv të Google, ai shumë shpejt filloi "revolucionin" e tij nëpërmjet mediave sociale, ku Facebook luajti një rol të rëndësishëm. Sipas tij këto ishin mënyrat më të fuqishme për të mobilizuar njerëzit dhe për të shpërndarë idetë e tij.

Wael e ndihmoi popullin e tij duke bërë thirrje për revolucion paqësor. Përgjigja ishte e mrekullueshme, një lëvizje që filloi më mijëra pjesmarrës më 25 janar dhe që përfundoi me largimin e 12 milionë egjiptianëve nga vendi, Hosni Mubarak dhe regjimit të tij. Menjëherë më pas ajo çfarë Wael dhe egjiptianët bënë, u përhap me shpejtësi në të gjithë botën arabe.

Në listën e 100 njerëzve më me influencë në botë për vitin 2011, bëjnë pjesë aktivistë dhe artistë, reformatorë dhe hulumtues, kryetarë shtetesh dhe drejtues industrish, që sipas Time, idetë e tyre kanë qenë shkëndija për dialog dhe ndonjëherë edhe për revolucion.

Liste/ 10 vendet e para







Artikujt e fundit


Reklama

Reklama